Selvije Haliti nuk ka me çka ta gatuajë drekën e Bajramit - një traditë që besimtarët myslimanë do ta shënojnë të mërkurën e 10 prillit.
Pasuritë e sekuestruara të luajtshme dhe të paluajtshme të Millan Radoiçiqit do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi papritmas më 7 prill se mbështetësit e saj nuk do të marrin pjesë në votimet për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë gati nëntë mijë romë. Numri i vërtetë besohet se është më i madh, por regjistrimi në atë kohë ishte bojkotuar pjesërisht nga pjesëtarët e këtij komuniteti.
Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa nga figurat kryesore të institucioneve të BE-së.
Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.
Banorët e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Graçanicës, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit – me të cilët ka biseduar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë që filloi më 5 prill dhe zgjat deri më 17 maj.
Do të jetë vështirë, më së vështiri deri më tani - kështu tha së voni presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, teksa paralajmëroi “ditë të vështira” për Serbinë.
Çështja e dëmeve të kohës së luftës në Kosovë është riaktualizuar ditëve të fundit, pasi në kuadër të regjistrimit të popullsisë – që zhvillohet prej 5 prillit deri më 17 maj 2024 – për herë të parë është përfshirë një pyetësor për të dokumentuar dëmet nga lufta në ekonomitë familjare.
Në mesin e pyetësorëve, me të cilët do të shërbehet Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë procesit të regjistrimit, është edhe ai për dëmet nga lufta në ekonomitë familjare.
Kosova ende nuk ka një teatër të operës dhe baletit dhe skenat për t’u mbajtur mend janë vetëm ato të teatrove në vendet tjera të botës, ku kanë performuar artistët kosovarë.
Kosova përballet me deficit të lartë tregtar prej vitesh, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton.
Shfaq më shumë