Ndërlidhjet

Zjarrfikësit luftojnë me flakët në një park kombëtar të Çekisë


Një helikopter ushtarak ndihmon në shuarjen e zjarreve në Çeki.
Një helikopter ushtarak ndihmon në shuarjen e zjarreve në Çeki.

Zjarrfikësit çekë janë përforcuar nga disa njësite gjermane, për të luftuar zjarret pyjore në parkun kombëtar të njohur si Zvicra çeke, të cilat kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë banorët e fshatrave në afërsi.

Zjarri është përhapur në gati 30 hektarë në këtë rajon, që gjendet në kufi me Gjermaninë dhe vizitohet nga shumë turistë.

Për pasojë, tymi ka lëvizur nëpër një pjesë të mirë të Çekisë, përfshirë kryeqytetin, Pragën, kanë thënë zyrtarët.

Zjarrfikësit - të cilët dyshojnë se një vizitor i parkut ka nisur zjarrin, pasi e ka lënë atë pa mbikëqyrje gjatë fundjavës - e kanë pasur situatën nën kontroll derisa intensiteti i erës e ka rritur zjarrin.

Një valë e madhe e të nxehtit javën e kaluar – me temperatura mbi 40 gradë celsius – ka shkaktuar zjarre pyjore në disa pjesë të jugut të Evropës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG