Zjarri shkrumbon disa lagje në Los Anxhelos
- Reuters
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt.

6
Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.

7
Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.

8
Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.