Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
15:24 29.12.2022

Fillon largimi i barrikadave në Rudarë

15:20 29.12.2022

Nis largimi i barrikadave në veri

Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Se barrikadat do të largoheshin bëri të ditur të enjten presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

13:57 29.12.2022

Pak lëvizje afër barrikadës në Lagjen e Boshnjakëve

Për të enjten është paralajmëruar heqja e barrikadave në pjesën veriore. Por aktualisht nuk ka ndonjë lëvizje të shtuar afër barrikadave. KFOR-i shihet në afërsi të barrikadës në Lagjen e Boshnjakëve.

Forcat e KFOR-it në afërsi të barrikadës në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Forcat e KFOR-it në afërsi të barrikadës në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Një qytetar që largohet nga pjesa ku është e vendosur barrikada në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Një qytetar që largohet nga pjesa ku është e vendosur barrikada në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicë.
KFOR-i në afërsi të barrikadës në Lagjen e Boshnjakëve.
KFOR-i në afërsi të barrikadës në Lagjen e Boshnjakëve.

12:42 29.12.2022

Momenti i largimit të bllokadave në Merdare

Serbët zhbllokojnë rrugën drejt Merdares
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG