Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
20:32 12.12.2022

Çfarë ndodhi më 12 dhjetor?

  • Barrikadat e ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës, kanë vazhduar të bllokojnë qarkullimin në këtë pjesë. Këtu e gjeni materialin tonë si u është vështirësuar jeta banorëve të asaj zone.
  • Ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Sipas autoriteteve të Kosovës, "Pantiq ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”. Si shenjë pakënaqësie për arrestimin e tij, serbët lokalë kanë ngritur barrikadat.
  • I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në komunikatat e lëshuara nga këto institucione është thënë se liderët e Kosovës kanë biseduar me Escobarin për nevojën e largimit të menjëhershëm të barrikadave.
  • Bashkë me Escobarin, vizitë në Ballkan ka planifikuar edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi ai e ka anuluar vizitën, si pasojë e infektimit me koronavirus. Vetë Chollet ka thënë se pret që vizitën në këtë rajon ta realizojë në fillim të vitit të ardhshëm.
  • Ndërkohë, kryediplomati evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar të dërguarit të bllokut evropian për Ballkanin, Mirosllav Lajçak, që të vizitojë më 14 dhjetor Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.
  • Bashkimi Evropian, po ashtu, ka thënë se ka gatishmëri për të forcuar misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.
  • Në Serbi, presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më 15 dhjetor do t’i nisë kërkesë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për angazhimin e 1.000 forcave serbe të sigurisë në Kosovë. Autoritetet e Kosovës e kundërshtojnë ashpër këtë vendim.
  • Kremlini ka bërë thirrje të hënën për zgjidhje “diplomatike”, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ditëve të fundit, por është zotuar se do të mbështesë interesat e Beogradit. Serbia gëzon lidhje të mira me Rusinë, derisa kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008.

19:57 12.12.2022

Kurti dhe Escobar diskutojnë për tensionet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka diskutuar të hënën me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për tensionet në veri të Kosovës dhe nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave.

Vetë Escobar nuk është deklaruar për mediat në vizitën që ka nisur të hënën në Kosovë.

Tensionet janë rritur në pjesën veriore prej kur serbët lokalë kanë ngritur disa barrikada në veri, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Sipas autoriteteve të Kosovës, "Pantiq ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Më pas, Policia e Kosovës, duke përmendur aspektin e sigurisë, ka mbyllur dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathas) me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathas) me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

19:02 12.12.2022

Petkoviq: Masa e paraburgimit ndaj Pantiqit, “vazhdimësi e arrogancës së Kurtit”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se masa e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, është “vazhdimësi e arrogancës së (kryeministrit të Kosovës Albin) Kurtit.

Sipas tij, “Kurti e ka arrestuar një person të pafajshëm vetëm pse ka emër dhe mbiemër serb”.

Sipas autoriteteve të Kosovës, "Pantiq ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të Pantiqit më 10 dhjetor, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada.

Më pas, Policia e Kosovës, duke përmendur aspektin e sigurisë, ka mbyllur dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

18:22 12.12.2022

Lajçak viziton Kosovën dhe Serbinë më 14 dhjetor

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëtojë më 14 dhjetor në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG