Dhjetëra vullnetarë iu bashkuan aksionit për pastrimin e brigjeve të liqenit të Badocit, duke shënuar kështu Ditën Botërore të Pastrimit. Ky aksion, i cili është pjesë e kalendarit mjedisor të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim që t'i mobilizojë njerëzit anembanë botës për të pastruar mjediset e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.
Vullnetarët pastrojnë brigjet e liqenit të Badocit
- AFP

1
Një vullnetar duke pastruar brigjet e liqenit të Badocit gjatë një aksioni të organizuar për Ditën Botërore të Pastrimit, më 20 shtator 2024.

2
Ky rezervuar me ujë gjendet rreth 18 kilometra larg Prishtinës, dhe zë një hapësirë prej rreth tri kilometrash.

3
Të premten dhjetëra vullnetarë u angazhuan që të pastrojnë hapësira përreth liqenit, i cili furnizon me ujë të pijshëm kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

4
Kosova iu bashkua miliona vullnetarëve nga 198 shtete dhe territore të botës për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Pastrimit. Ky aksion, i cili është pjesë e kalendarit mjedisor të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim të mobilizojë njerëzit anembanë botës për të pastruar mjediset e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.