Grumbullimi i përditshëm për sigurim të ushqimit është bërë veprimtari vdekjeprurëse për banorët e Gazës, teksa Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindje të Afërt (UNRWA) llogarit se më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga maji teksa po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore.
Palestinezët në Gazë po përballen me luftë dhe me uri, 21 muaj nga nisja e një ofensive izraelite në përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael nga Hamasi, grup i konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
(Përgatiti: Trim Haliti)