Ndërlidhjet

Automjete të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës, më 24 shtator 2023.
Automjete të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës, më 24 shtator 2023.

Sulmi në veri: Një polic e tre sulmues të vrarë

  • Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës.
  • Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.
  • Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e gjashtë personave të tjerë.
  • Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar ka thënë se personat e armatosur kanë qenë serbë lokalë të Kosovës.
15:27 24.9.2023

Çfarë dihet deri më tani:

  • Një zyrtar policor është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.
  • Autoritetet dhe familjarët e viktimës kanë thënë se zyrtari policor i vdekur është Afrim Bunjaku.
  • Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar aktin dhe e kanë fajësuar Serbinë për të.
  • Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar. Policia ka thënë se një sulmues është vrarë.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Manastiri në Banjskë është kthyer në “burime të sulmeve”.
  • Edhe Dioqeza e Rashkës – Prizrenit ka thënë se është e shqetësuar për shkak se “një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në Manastir me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”.
  • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi sipas tij, Policia i ka rrethuar.
  • Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër vrasjen. BE-ja ka bërë thirrje për vërtetim të fakteve dhe nxjerrje të autorëve para drejtësisë.
  • Pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje dhe Bërnjak, janë mbyllur për qarkullim.
  • Presidenti i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq do t’i drejtohet kombit në pasditen e së dielës.

15:36 24.9.2023

Shefi i EULEX-it, i “tmerruar” nga sulmi kundër Policisë së Kosovës

Shefit i misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, (EULEX) Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmet kundër Policisë së Kosovës.

BE-ja ka reaguar më parë duke kërkuar që të verifikohen të gjitha dëshmitë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe që kryesit të nxirren para drejtësisë.

15:51 24.9.2023

Përmbledhje e zhvillimeve, pas vrasjes së një zyrtari policor dhe një sulmuesi në veri

Një polic e tre sulmues të vrarë në veri të Kosovës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

16:09 24.9.2023

Joseph pyet: Cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës amerikane në Beograd për vrasjen në veri?

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, e ka cilësuar vrasjen e zyrtarit policor të Kosovës në veri si zhvillim tejet serioz dhe test për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

“I Inkurajuar nga përgjigje e shpejtë e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier për vrasjen e zyrtarit policor. Pyetja ime është se cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës amerikane në Beograd?

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuciq, ta vërejnë se misionet diplomatike amerikane janë të unifikuara.

Joseph i ka bërë thirrje Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të insistojë një pozicion uniform, parimor dhe publik të SHBA-së në Prishtinë dhe Beogad.

“Kontrollimi i kësaj krize – dhe stabilizimi i Ballkanit – e kërkon këtë”.

Edward P. Joseph.
Edward P. Joseph.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG