Ndërlidhjet

Katër të vrarë gjatë të shtënave në Kaliforni


Autoritetet policore amerikane pranë vendit ku ndodhën të shtënat në Kaliforni.
Autoritetet policore amerikane pranë vendit ku ndodhën të shtënat në Kaliforni.

Katër persona janë vrarë dhe dhjetë janë plagosur gjatë të shtënave në Kaliforni mbrëmjen e së shtunës, tha Policia amerikane që e quajti ngjarjen “incident të shënjestruar”.

“Pothuajse 14 individë u goditën nga armët e zjarrit dhe katër prej tyre janë konfirmuar se kanë ndërruar jetë”, tha Policia, duke shtuar se informacioni për të shtënat në Stokon është i kufizuar.

Të shtënat ndodhën në festën e organizuar për ditëlindjen e një fëmije, tha nënkryetari i Stoktonit, Jason Lee.

Policia tha se hetuesit “po punojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë tragjedi”.

“Indikacionet e para sugjerojnë se mund të ketë qenë incident i shënjestruar dhe hetuesit po i eksplorojnë të gjitha mundësitë”, tha Zyra e sherifit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që mund të kenë informacione, video-incizime apo mund të kenë qenë dëshmitarë të këtij incidenti të kontaktojnë Zyrën e sherifit në qarkun San Huakin menjëherë”, tha Policia amerikane.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ha se është informuar për të shtënat.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG