Në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, një ditë pas protestave dhe barrikadave, situata është e qetë. Barrikadat janë tërhequr dhe qytetarët po mund të lëvizin lirshëm në rrugët e këtyre dy komunave të banuar me shumicë serbe. Megjithatë, shenjat e dhunës janë ende të dukshme në rrugë, pasi më 13 tetor, qytetarët protestuan ndaj një aksioni të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Në protestat që pasuan këtë aksion u lënduan dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë të kësaj komune kërkuan ndihmë mjekësore. Ndërkaq, nën dyshimet për kontrabandë janë arrestuar tetë persona, shumica prej të cilëve shqiptarë. Radio Evropa e Lirë u sjell disa fotografi të bëra më 14 tetor në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
Veriu pas trazirave
![Në Mitrovicën e Veriut, barrikadat e vendosura nga banorët, që bllokonin qarkullimin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u hoqën në orët e vona të 13 tetorit. (Mitrovicë e Veriut, 14 tetor 2021)](https://gdb.rferl.org/023f0000-0aff-0242-8ae1-08d98ef44bd6_w1024_q10_s.jpg)
5
Në Mitrovicën e Veriut, barrikadat e vendosura nga banorët, që bllokonin qarkullimin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u hoqën në orët e vona të 13 tetorit.
(Mitrovicë e Veriut, 14 tetor 2021)
(Mitrovicë e Veriut, 14 tetor 2021)
![Doganat e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kontrabandë me mallra ka në tërë vijën kufitare të Kosovës, por ky fenomen është më prezentë në komunat në veri të Kosovës. (Mitrovicë e Veriut 14 tetor 2021)](https://gdb.rferl.org/02340000-0aff-0242-9f1c-08d98ef456dc_w1024_q10_s.jpg)
6
Doganat e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kontrabandë me mallra ka në tërë vijën kufitare të Kosovës, por ky fenomen është më prezentë në komunat në veri të Kosovës.
(Mitrovicë e Veriut 14 tetor 2021)
(Mitrovicë e Veriut 14 tetor 2021)
![Barrikadat në magjistralen Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në Rudarë të Zveçanit, u hoqën në mbrëmjen e 13 tetorit. ](https://gdb.rferl.org/052e0000-0a00-0242-8e59-08d98ef9939c_w1024_q10_s.jpg)
7
Barrikadat në magjistralen Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në Rudarë të Zveçanit, u hoqën në mbrëmjen e 13 tetorit.