Ndërlidhjet

Të gjithë mbi 18-vjeçarët në Kosovë mund të vaksinohen


Një punonjëse shëndetësore në Kosovë përgatitet për dhënien e një vaksine kundër koronavirusit.
Një punonjëse shëndetësore në Kosovë përgatitet për dhënien e një vaksine kundër koronavirusit.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në Kosovë mund të regjistrohen dhe të vaksinohen kundër koronavirusit.

Në një njoftim të postuar në Facebook të martën pasdite, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se caktimi i terminit është i mundur nga sot.

Ministria tha se të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht në platformën elektronike eKosova.

Kosova ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në fund të marsit.

Fushata e imunizimit është ndarë në tri faza.

Në të parën u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Nga mesi i majit është zhvilluar faza e dytë, që ka përfshirë personat e moshës 65 deri në 79 vjeç, ndërsa më 15 qershor ka nisur vaksinimi masiv.

Deri të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë janë dhënë 270,641 vaksina.

Mbi 72,400 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të këtij viti.

Në muajin maj, Qeveria ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me kompaninë farmaceutike Pfizer për blerjen e mbi një milion vaksinave të saj.

Kontingjentet nga Pfizer kanë nisur të arrijnë në fund të qershorit.

Kosova ka pranuar edhe donacione vaksinash nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet individuale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG