Ushtarët ukrainas vazhdojnë luftimet me gjithë mungesën e municioneve
Derisa forcat ruse përpiqen të nxisin avantazhin e tyre në fushën e betejës, ushtarët e lodhur ukrainas po luftojnë me gjithë mungesën e artilerisë dhe pajisjeve.

1
Ushtarët ukrainas nga Brigada e 28-të e Mekanizuar e Veçantë qëllojnë me një mortajë 122 milimetërshe në drejtim të pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, më 3 mars.
Pavarësisht dhënies së territorit në rajonet lindore, ushtarët e Ukrainës janë të angazhuar në luftime të ashpra me forcat e Kremlinit, me gjithë mungesën e madhe të municioneve.
Pavarësisht dhënies së territorit në rajonet lindore, ushtarët e Ukrainës janë të angazhuar në luftime të ashpra me forcat e Kremlinit, me gjithë mungesën e madhe të municioneve.

2
Një ushtar ukrainas shqyrton rezervat e municioneve në llogoren e tij.
Forcat e Kievit u detyruan të tërhiqen nga qendra industriale e qytetit Avdivka muajin e kaluar, pas asaj që një komandant e përshkroi si një betejë "djallëzore". Kapja e Avdivkas është fitorja më e rëndësishme territoriale për Moskën që kur mori Bahmutin majin e kaluar.

3
Për shkak të vonesave në dorëzimin e armëve dhe municioneve nga Perëndimi, brigada ka qenë e varur nga predha që janë prodhuar në vend. Sipas zyrtarëve ukrainas, prodhimi vendas i predhave të mortajave 60, 82 dhe 120 milimetërshe u rrit në mënyrë drastike në vitin 2023 krahasuar me vitet e mëparshme.

4
Kievi u është lutur aleatëve të tij perëndimorë për më shumë ndihmë ushtarake, ndërsa forcat e tij përballen me detyrën e frikshme për të mbrojtur një front prej gati 1200 kilometra kundër forcave ruse që pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022.