Ushtria e Malit të Zi bëhet me dronë
Ushtria e Malit të Zi është pajisur javën që lamë pas me dronët e parë ushtarakë. Fluturaket e telekomanduara janë blerë nga Sllovenia, e cila, në kuadër të bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet dy vendeve, i ka dhuruar Malit të Zi sistemin e mbrojtjes ajrore BANS. (Përgatiti: Trim Haliti)
![Në sistemet moderne të mbrojtjes, dronët janë pjesë tejet të rëndësishme. Ata mund të përdoren, po ashtu, për kontrolle kufitare, navigim detar, në kërkime të ndryshme dhe në situata emergjente. Shefi i Shtabit të ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq, tha se blerja e gjashtë dronëve përbën vetëm fillimin për përmbushjen e nevojave për mbrojtje kombëtare dhe kolektive. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk i është përgjigjur pyetjes së Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nëse po planifikon të pajiset me dronë të rinj së shpejti.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-8982-08dc9cdcc005_cx0_cy2_cw0_w1024_q10_r1_s.jpg)
5
Në sistemet moderne të mbrojtjes, dronët janë pjesë tejet të rëndësishme. Ata mund të përdoren, po ashtu, për kontrolle kufitare, navigim detar, në kërkime të ndryshme dhe në situata emergjente. Shefi i Shtabit të ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq, tha se blerja e gjashtë dronëve përbën vetëm fillimin për përmbushjen e nevojave për mbrojtje kombëtare dhe kolektive. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk i është përgjigjur pyetjes së Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nëse po planifikon të pajiset me dronë të rinj së shpejti.
![Dronët për qëllime ushtarake janë më të kushtueshëm sesa ata komercialë, për shkak të kapaciteteve dhe teknologjive të avancuara: fluturojnë më shumë e më larg, dhe mund të bartin një ngarkesë specifike, në përputhje me standardet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për çmimin e tyre, por në njërin nga planet e prokurimit thuhet se për dronët janë ndarë më shumë se 1 milion euro.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5855-08dc9d020d03_cx0_cy0_cw96_w1024_q10_r1_s.png)
6
Dronët për qëllime ushtarake janë më të kushtueshëm sesa ata komercialë, për shkak të kapaciteteve dhe teknologjive të avancuara: fluturojnë më shumë e më larg, dhe mund të bartin një ngarkesë specifike, në përputhje me standardet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për çmimin e tyre, por në njërin nga planet e prokurimit thuhet se për dronët janë ndarë më shumë se 1 milion euro.
![Mali i Zi ndan çdo vit për mbrojtjen dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa një e treta e shpenzimeve bëhen për modernizimin e saj.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-b12d-08dc9cdd8845_cx0_cy3_cw0_w1024_q10_r1_s.jpg)
7
Mali i Zi ndan çdo vit për mbrojtjen dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa një e treta e shpenzimeve bëhen për modernizimin e saj.