Turistët vizitojnë Ukrainën për t’i parë nga afër shkatërrimet nga lufta
Gati tre vjet pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, një numër i vogël, por në rritje i turistëve, dëshirojnë të shohin me sytë e tyre shkatërrimin nga lufta. Kyrylo Zarubin, banor i Harkivit, udhëheq grupet e turistëve që vizitojnë lagjet e shkatërruara nga bombardimet, si dhe qendrat e urgjencave që ofrojnë vazhdimisht ndihmë. Vizitorët thonë se tronditen nga ajo që shohin, sikurse edhe nga vendosmëria e ukrainasve për t’i rezistuar fatkeqësisë. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Arben Hoti)
Përmbajtja
-
18 shtator 2026Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit
-
16 shtator 2026Si u prit vendimi i Speciales në Kosovë?