Ndërlidhjet

Trump do që t’ua mohojë shtetësinë automatike fëmijëve të lindur në SHBA 

Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Pak orë pasi bëri betimin më 20 janar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë për të përmbushur premtimet e tij të fushatës.

Mes tyre ishte edhe urdhri që ndalon nënshtetësinë automatike për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara.

I quajtur “Mbrojtja e kuptimit dhe vlerës së shtetësisë amerikane”, urdhri ekzekutiv i Trumpit kundërshton shtetësinë për foshnjat e lindura në SHBA nga prindër që nuk janë as shtetas e as banorë të përhershëm të ligjshëm.

Urdhri ekzekutiv, i cili hyn në fuqi pas 30 ditësh, përkatësisht më 19 shkurt, mund të prekë dhjetëra mijëra fëmijë që lindin çdo vit në SHBA nga prindër që nuk kanë status ligjor, përfshirë fëmijët e njerëzve që u është siguruar azili, por nuk janë ende banorë të përhershëm, si dhe ata të shtetasve të huaj që u është dhënë leja afatgjate e punës, H-1B.

Grupet e të drejtave të njeriut, që e parashikuan këtë masë të Trumpit, ngritën padi në gjykatën federale për të ndaluar hyrjen në fuqi të urdhrit.

Sipas tyre, ai është mizor përballë asaj që përfaqëson SHBA-ja.

Rreth 22 shtete të udhëhequra nga demokratët, së bashku me Qarkun e Kolumbisë dhe qytetin e San Franciskos, ngritën gjithashtu padi.

Jayesh Rathod, profesor i së Drejtës dhe drejtor i Klinikës së Drejtësisë për Imigrantët në Kolegjin Juridik të Universitetit Amerikan të Uashingtonit, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja mund të arrijë në Gjykatën Supreme.

“Unë mendoj se çështja po shndërrohet në një rast testues, që do të kalojë nëpër gjykata federale. Nuk do të habitesha nëse Gjykata Supreme do ta shqyrtonte atë”, thotë Rathod.

Historia e skllevërve

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA-së - i miratuar më 1868, tre vjet pas shfuqizimit të skllavërisë - thotë se “të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë”.

Ky amendament rrëzoi një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 1857, sipas të cilit afrikano-amerikanët nuk ishin qytetarë të SHBA-së, për shkak të racës së tyre.

Interpretimi aktual i Amendamentit të 14-të - që nënkupton dhënie të nënshtetësisë për këdo që ka lindur në Shtetet e Bashkuara, përveç fëmijëve të diplomatëve - buron nga një padi e vitit 1898, e ngritur nga Wong Kim Ark, i cili lindi në San Francisko nga imigrantë të ligjshëm kinezë.

Pas një udhëtimi në Kinë, Arkut iu mohua rihyrja në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin se nuk ishte shtetas.

Ai ngriti padi, duke argumentuar se ishte shtetas sipas Amendamentit të 14-të, dhe Gjykata Supreme vendosi në favor të tij, duke krijuar kështu një precedent.

Ndër vite, ligji u abuzua, sidomos nga qytetarët e pasur të vendeve të huaja të paqëndrueshme ose represive, të cilët i dërgonin bashkëshortet ose të dashurat e tyre në SHBA me viza turistike për të lindur, me qëllim që fëmijët ta merrnin automatikisht nënshtetësinë amerikane.

Taktika u përhap aq shumë, saqë nisi të quhej “turizëm i lindjes”.

Qendra për Studimet e Imigracionit - organizatë kërkimore që mbron kufizimin e imigracionit - vlerësoi se nga mesi i vitit 2016 deri në mes të vitit 2017, në Shtetet e Bashkuara kanë lindur 33.000 fëmijë nga gra të huaja me viza turistike.

Pasi e marrin pasaportën e foshnjës, këto gra zakonisht largohen, për t’i rritur fëmijët e tyre në vendet e tyre.

Në janar të vitit 2019, gjatë mandatit të parë të Trumpit, prokurorët amerikanë ngritën për herë të parë akuza federale kundër operatorëve të një biznesi të “turizmit të lindjes”.

Në atë rast, 19 persona u paditën për drejtimin e një biznesi që u merrte shtetasve kinezë dhjetëra mijëra dollarë, për të lindur në Kaliforni.

Po atë vit, agjencia e lajmeve AP raportoi se qindra gra shtatzëna ruse shkojnë çdo vit në Floridë për të lindur.

Prindërit mund ta marrin nënshtetësinë amerikane kur fëmijët e tyre bëhen të rritur.

Shtetësia amerikane lakmohet, për shkak të mundësive që i ofron vendi. Përveç kësaj, mbajtësit e pasaportave amerikane mund të marrin edhe mbështetje nga ambasadat lokale të SHBA-së, në rast të arrestimit ose ndonjë krize tjetër në vendin e tyre.

Por, “turizmi i lindjes” përfshin vetëm disa nga foshnjat e lindura nga joshtetas amerikanë. Të tjerët përfshijnë ata që kërkojnë azil ose që aplikojnë për shtetësi.

Trump, i cili politikat kundër imigracionit i kishte në qendër të fushatës së tij presidenciale, foli kundër shtetësisë automatike amerikane për foshnjat që lindin nga shtetas të huaj edhe në mandatin e parë, por nuk ndërmori ndonjë veprim ligjor.

Ekspertët thonë se Trump, i cili ishte i ri në politikë kur i fitoi zgjedhjet më 2016, e ka planifikuar me kujdes legjislacionin e diskutueshëm gjatë katër vjetëve të kaluar, në rast të rikthimit të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Administrata Trump është duke u fokusuar në gjashtë fjalë të Amendamentit të 14-të, duke pretenduar se e përjashtojnë shtetësinë në lindje për fëmijët e prindërve që nuk janë as banorë të përhershëm ligjorë e as qytetarë.

“Amendamenti i 14-të nuk është interpretuar kurrë për shtrirjen e shtetësisë në mënyrë universale, për këdo që lind brenda Shteteve të Bashkuara. Amendamenti i 14-të ka përjashtuar gjithmonë nga shtetësia që në lindje personat që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, por që nuk janë ‘subjekt i juridiksionit të tyre’”, tha administrata në deklaratën e lëshuar më 20 janar.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit, në mënyrë specifike, ua mohon shtetësinë foshnjave të lindura nga nëna që gjenden në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme dhe baballarë që nuk janë as shtetas të SHBA-së, as banorë të përhershëm të ligjshëm.

Ai ua mohon shtetësinë edhe foshnjave të lindura nga nëna që gjenden ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, por përkohësisht - qoftë me vizë turistike, pune ose studimi - dhe baballarë që nuk janë as shtetas amerikanë, as banorë të përhershëm të ligjshëm.

Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) dhe grupe të tjera për të drejtat e imigrantëve ngritën menjëherë padi, duke e denoncuar urdhrin ekzekutiv si jokushtetues dhe çnjerëzor.

“E drejta e shtetësisë nga lindja është e garantuar me Kushtetutën tonë dhe është absolutisht thelbësore për atë që përfaqëson Amerika”, tha Cody Wofsy, zëvendësdrejtor i Projektit të të Drejtave të Imigrantëve në ACLU dhe avokat kryesor në këtë rast.

“Mohimi i shtetësisë për foshnjat e lindura në tokën amerikane, është i paligjshëm, thellësisht mizor dhe në kundërshtim me vlerat tona si vend”, shtoi ai.

Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë

Margelis Tinoco, një emigrante nga Kolumbia, reagon pasi takimi i saj nëpërmjet aplikacionit online, CBP One për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, u anulua, pas inaugurimit në mandatin e dytë të presidentit Donald Trumpit. Ura kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, 20 janar. 2025. 
1/17 Margelis Tinoco, një emigrante nga Kolumbia, reagon pasi takimi i saj nëpërmjet aplikacionit online, CBP One për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, u anulua, pas inaugurimit në mandatin e dytë të presidentit Donald Trumpit. Ura kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, 20 janar. 2025. 
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Jose Leal, 51 vjeç, mbështetet pas një muri dhe qan, ndërsa ai dhe emigrantët e tjerë presin jashtë zyrës së Institutit Kombëtar të Migracionit (INM), pasi mori informacionin se takimet e tyre për azil të planifikuara më 20 janar ishin anuluar.
2/17 Jose Leal, 51 vjeç, mbështetet pas një muri dhe qan, ndërsa ai dhe emigrantët e tjerë presin jashtë zyrës së Institutit Kombëtar të Migracionit (INM), pasi mori informacionin se takimet e tyre për azil të planifikuara më 20 janar ishin anuluar.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Denia Mendez nga Hondurasi, 32 vjeç, pranë vajzës së saj Sofia, 15, të cilat kanë kërkuar azil për trembëdhjetë muajt e fundit, reagon ndaj emailit nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), duke e informuar atë se takimi i planifikuar për 21 janar u anulua, në ditën e inaugurimit të mandatit të dytë presidencial të Donald Trumpit. Të dyja po qëndronin në një strehimore, në Piedras Negras, Meksikë, 20 janar 2025.
3/17 Denia Mendez nga Hondurasi, 32 vjeç, pranë vajzës së saj Sofia, 15, të cilat kanë kërkuar azil për trembëdhjetë muajt e fundit, reagon ndaj emailit nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), duke e informuar atë se takimi i planifikuar për 21 janar u anulua, në ditën e inaugurimit të mandatit të dytë presidencial të Donald Trumpit. Të dyja po qëndronin në një strehimore, në Piedras Negras, Meksikë, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Një 15-vjeçare që priste për azil, shihet duke lexuar emailin se takimi i saj në lidhje me kërkesën për azil, ishte anuluar.  
4/17 Një 15-vjeçare që priste për azil, shihet duke lexuar emailin se takimi i saj në lidhje me kërkesën për azil, ishte anuluar.  
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Yaime Perez, emigrante kubaneze që kërkon azil në Shtetet e Bashkuara, shihet duke qarë pasi mori lajmin se takimi i saj për çështjen e azilit u anulua.
5/17 Yaime Perez, emigrante kubaneze që kërkon azil në Shtetet e Bashkuara, shihet duke qarë pasi mori lajmin se takimi i saj për çështjen e azilit u anulua.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Emigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur fjalimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në strehimoren e migrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.
6/17 Emigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur fjalimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në strehimoren e migrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Një zjarr për ngrohje në kampin që gjendet në anën meksikane të kufirit SHBA-Meksikë.
7/17 Një zjarr për ngrohje në kampin që gjendet në anën meksikane të kufirit SHBA-Meksikë.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Emigrantët presin në radhë për të rregulluar statusin e tyre si migrantë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmën e Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.
8/17 Emigrantët presin në radhë për të rregulluar statusin e tyre si migrantë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmën e Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Angel, 9 vjeç, nga Guatemala që udhëton me nënën e tij, pret të marrë pjesë në takimin në aplikacionin CBP One të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së në urën kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, në ditën e inaugurimit të presidentit Trump, 20 janar 2025.
9/17 Angel, 9 vjeç, nga Guatemala që udhëton me nënën e tij, pret të marrë pjesë në takimin në aplikacionin CBP One të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së në urën kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, në ditën e inaugurimit të presidentit Trump, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Një zyrtar i Komisionit për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) përdor një megafon për të folur me emigrantët që po presin të rregullojnë statusin e tyre në Tapachula, Meksikë 20 janar 2025.
10/17 Një zyrtar i Komisionit për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) përdor një megafon për të folur me emigrantët që po presin të rregullojnë statusin e tyre në Tapachula, Meksikë 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Reagimi i emigrantëve që kërkojnë azil në SHBA ndaj fjalimit të presidentit Donald Trump, në strehën e emigrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.
11/17 Reagimi i emigrantëve që kërkojnë azil në SHBA ndaj fjalimit të presidentit Donald Trump, në strehën e emigrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Një pamje nga lart e barrierave me kontejnerë transporti përgjatë bregut të lumit Rio Grande, mëngjesin e 20 janarit  në Eagle Pass, Teksas, SHBA.
12/17 Një pamje nga lart e barrierave me kontejnerë transporti përgjatë bregut të lumit Rio Grande, mëngjesin e 20 janarit  në Eagle Pass, Teksas, SHBA.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Arka plastike të zbrazëta rreth një vatre zjarri të shuar pranë një tende në një kamp humanitar për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.
13/17 Arka plastike të zbrazëta rreth një vatre zjarri të shuar pranë një tende në një kamp humanitar për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Emigrantët duke pritur për Patrullën Kufitare në një kamp humanitar në kufirin SHBA-Meksikë, pranë Sasabes, Arizona, SHBA, 20 janar 2025.
14/17 Emigrantët duke pritur për Patrullën Kufitare në një kamp humanitar në kufirin SHBA-Meksikë, pranë Sasabes, Arizona, SHBA, 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Të tjerë emigrantë po ashtu me fëmijë, duke pritur për Patrullën Kufitare në kampin pranë Sasabes, Arizona.
15/17 Të tjerë emigrantë po ashtu me fëmijë, duke pritur për Patrullën Kufitare në kampin pranë Sasabes, Arizona.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Emigrantët mbajnë dosje me dokumentet e tyre ndërsa presin në radhë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.
16/17 Emigrantët mbajnë dosje me dokumentet e tyre ndërsa presin në radhë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Oficerë të policisë duke patrulluar përgjatë bregut të lumit Rio Grande.
17/17 Oficerë të policisë duke patrulluar përgjatë bregut të lumit Rio Grande.
Menjëherë pas betimit të Donald Trumpit si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.
Previous slide
Next slide

Përmes një deklarate të përbashkët, grupet e të drejtave të imigrantëve paralajmëruan se urdhri i Trumpit, potencialisht, vë në rrezik jetën e foshnjave dhe krijon një nënklasë të përhershme të njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, fëmijëve të tillë mund t’u mohohen shërbimet bazë të kujdesit shëndetësor në një fazë kritike të jetës së tyre.

“Urdhri gjithashtu do të stigmatizojë dhe do të dërgojë një mesazh përjashtimi jo vetëm për fëmijët e prekur drejtpërdrejt prej tij, por edhe për shumë të tjerë që do t’u vihet në dyshim shtetësia, për shkak të racës së tyre ose prindërve të tyre. Përjashtimi i njerëzve të lindur këtu, do të krijojë gjithashtu një nënklasë të përhershme të atyre që nuk kanë qenë kurrë në një vend tjetër dhe mund të mbeten pa shtetësi”, thuhet në deklaratë.

Sfida e Shtëpisë së Bardhë

Ndërsa ligjvënësit paraqitën kohë pas kohe legjislacione për t’i dhënë fund shtetësisë universale në lindje, Rathod thotë se sfida e Trumpit për interpretimin e Amendamentit të 14-të, mund të jetë e para nga Shtëpia e Bardhë.

Argumentet për zvogëlimin e shtrirjes së Amendamentit kanë depërtuar nëpër qarqet konservatore tash e disa dekada, por janë duke dalë në pah tani kur ndjesia kundër imigracionit është në rritje dhe kur Gjykata Supreme anon nga e djathta, thotë Rathod.

“Administrata po i shfrytëzon këto argumente, sepse mendon se ka mundësi për ta ndryshuar ligjin”, sipas tij.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG