Ndërlidhjet

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Los Anxhelos pas protestave kundër agjentëve të imigrimit


Pamje nga protestat në Los Anxhelos.
Pamje nga protestat në Los Anxhelos.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka angazhuar 2.000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë në Los Anxhelos, pas ditës së dytë të përleshjeve mes qindra protestuesve dhe autoriteteve federale të imigrimit.

Tensionet janë të larta pas një serie të aksioneve të autoriteteve të imigrimit një ditë më parë, që ka rezultuar me arrestim të më shume se 100 imigrantëve pa dokumente.

Agjentët kanë lëshuar gaz lotsjellës, dhe sprej piperi, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe çimento makinat e Patrullës Kufitare.

Një udhëheqës i sindikatës është arrestuar gjatë protestës dhe është akuzuar për pengim të zbatimit të ligjit.

Të dhënat e regjistrimit tregojnë se në Los Anxhelos – i udhëhequr nga demokratët – një përqindje e konsiderueshme e popullsisë është hispanike.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi do të angazhojë Gardën për të adresuar “paligjshmërinë që është lejuar të përkeqësohet”.

Guvernatori i Kalifornisë, demokrati Gavin Newsom, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social X se vendimi vetëm do t’i përshkallëzojë tensionet.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka kërcënuar me angazhim të ushtrisë amerikane, duke përforcuar zotimin e administratës amerikane për të luftuar imigrimin e paligjshëm në SHBA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG