Pamje mahnitëse nga një ishull i Islandës, peizazhi i të cilit është formësuar nga vullkanet dhe akullnajat. Copa të shkëputura nga akullnajat që notojnë në ujëra, e liqene të formuara nga kratere vullkanesh krijojnë një pamje surreale në jugun e ishullit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Islanda, toka e zjarrit dhe e akullit
- Reuters

1
Pamje nga Fjallsarlon, një lagunë akullnajash në jug të Islandës, 12 gusht 2024.

2
Një pamje nga lart tregon krateret nga shpërthimi i vullkanit Askja në vitin 1961, në Parkun Kombëtar Vatnajokull, Islandë, 10 gusht 2024.

3
Pamje e akullnajës Skaftafellsjokull, në dalje të parkut Vatnajokull, në jug të Islandës, 12 gusht 2024.

4
Copa akulli të shkëputura nga një trup i madh akulli, notojnë në ujërat e Jokulsarlonit, një lagunë akullnajash në jug të Islandës, 11 gusht 2024