Fotografi çek, Stepan Lohr, vizitoi rrënojat e qytetit azerbajxhanas, Agdam, më 2011. Gati një dekadë më vonë, ndërsa forcat azerbajxhanase rimorën qytetin nga forcat armene që e mbajtën atë për më shumë se 25 vjet, ai kujton atë që pa në vizitën e tij.
Toka e askujt: Brenda qytetit fantazmë të Azerbajxhanit, Agdam, para se të rimerrej

9
Një mural i epokës sovjetike qëndron ende mes rrënojave të qytetit. Lohr tregoi se atij iu tha që të lëvizte shpejt për t'iu ikur snajperistëve azerbajxhanas që ndonjëherë mund të ishin në zonat përreth.

10
Brendësia e lënë pas dore dhe e dëmtuar e xhamisë dikur të lavdishme të Agdamit.

11
Një pllakë me mbishkrim në gjuhën armene dhe në atë angleze jashtë xhamisë, e përshkruan atë një xhami 'persiane' të ndërtuar në vitet 1868-'70.

12
Pamje e qytetit nga një prej minareve të xhamisë. Lohr thotë se qyteti ishte krejtësisht i zbrazët dhe ai takoi vetëm "disa qen të egër" që endeshin nëpër rrugë.