Një tërmet me magnitudë 8.8 – ndër më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë – goditi më 30 korrik gadishullin Kamçatka në lindjen e Rusisë, duke shkaktuar valë cunami deri në katër metra, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur alarme e evakuime në rajonin e Oqeanit Paqësor. Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuim në zonat bregdetare. (Përgatiti: Zvjezdan Zhivkoviq)
Cunami pas tërmetit në Rusi

9
Policia patrullon në qytetin Çibu, në prefekturën Çiba të Japonisë, më 30 korrik 2025.

10
Mysafirë të një hoteli në Honolulu vëzhgojnë nga ballkoni plazhin përreth, në Havai, SHBA, më 29 korrik 2025.

11
Trafiku është shtuar në Honolulu pasi autoritetet paralajmëruan banorët për një cunam të mundshëm, në Havai, SHBA, më 29 korrik 2025.

12
Një burrë nxjerr paketa me ujë të ambalazhuar nga një dyqan pas paralajmërimeve të autoriteteve për një cunam të mundshëm, në Honolulu, Havai, SHBA, më 29 korrik 2025.