Ndërlidhjet

Talibanët u kërkojnë grave të mbulohen - qoftë edhe me batanije


Disa gra me burka duke pritur para një furre në Kabul. Janar 2022.
Disa gra me burka duke pritur para një furre në Kabul. Janar 2022.

Policia fetare e talibanëve u ka thënë grave që punojnë në Qeverinë e talibanëve të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës.

Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur.

Ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë.

Shumica e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara kur dalin në publik.

Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Varet nga ato, por ato duhet të mbulohen si duhet… apo edhe të vendosin batanije”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Shumica e grave kanë humbur vendet e punës në institucionet qeveritare prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Liderët talibanë kanë pretenduar se gratë do të lejohen të kthehen në punë kur të krijohen ato që i konsiderojnë kushtet e duhura, siç është ndarja e hapësirave brenda zyrës.

Prej marrjes së pushtetit nga talibanët, zyrtarë të Perëndimit dhe aktivistë, bashkë me disa brenda Afganistanit, kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave nën rregullin ekstrem konservator të udhëheqësisë së talibanëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG