Nga Clintoni te Trumpi, samiti në Alaskë shënon takimin e 49-të të Putinit me një president amerikan
Gjatë 25 vjetëve në pushtet, udhëheqësi rus, Vladimir Putin është takuar 48 herë me pesë presidentë të ndryshëm amerikanë – Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden. Më 15 gusht, ai do të takohet sërish me Trumpin në Alaskë.

1
Presidenti rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe presidenti amerikan, Bill Clinton shkëmbejnë marrëveshjet për krijimin e një qendre të përbashkët paralajmërimi për ndarje informacionesh rreth nisjes së raketave. Fotografi e 4 qershorit 2000 në Moskë.

2
Clinton dhe Putin gjatë një ceremonie të mbjelljes së pemëve në Bankokushinryokan, që do të thotë “Ura drejt Botës,” para samitit të tetë shteteve më të industrializuara (G8), që është mbajtur në Japoni, në korrik të vitit 2000.

3
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, presidenti kinez, Hu Jintao, presidenti Putin me bashkëshorten e tij, Ludmila, shefi i Bashkimit Evropian, Jean Claude Juncker dhe presidenti amerikan, George W. Bush, duke ecur së bashku në Kremlin, Moskë, pas pjesëmarrjes në ceremoninë përkujtimore në mbajtur në Sheshin e Kuq, për Luftën e Dytë Botërore. Fotografi e 9 majit 2005.

4
Putin dhe Bush shihen të veshur me ponço kiliane teksa mbërrijnë për një sesion zyrtar fotografik të liderëve të APEC-ut në pallatin La Moneda në Santiago, më 21 nëntor 2004.