Sulm vdekjeprurës në një shkollë fetare në Pakistan
Një sulm vdekjeprurës goditi të martën një shkollë fetare në qytetin Peshauar të Pakistanit. Së paku nëntë studentë humbën jetën. Një zëdhënës i një spitali lokal tha se të gjitha viktimat janë studentë të moshës së rritur, ndërsa të plagosurit përfshijnë mësues dhe djem edhe të moshës shtatëvjeçare. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup, por talibanët pakistanezë kanë sulmuar shpesh vendet publike, shkollat, xhamitë dhe ushtrinë, që nga viti 2001.
Përmbajtja
-
13 janar 2025
Gjuhë e ashpër në nisje të fushatës
-
9 janar 2025
Grenlandezët kundër “blerjes” së ishullit të tyre
Facebook Forum