Shtatëmbëdhjetë artistë janë duke performuar nëpër rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit, si statuja të gjalla, në kuadër të festivalit “STATUAFEST”.
Statujat e gjalla në Shkup shpërfaqin raportet mes njerëzve dhe natyrës
![Kjo është hera e tretë që po mbahet ky festival.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-74ae-08dc76a5b5ed_w1024_q10_s.jpg)
1
Kjo është hera e tretë që po mbahet ky festival.
![Këtë vit është organizuar në periudhën 16-18 maj.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-7d60-08dc76a5b5f1_w1024_q10_s.jpg)
2
Këtë vit është organizuar në periudhën 16-18 maj.
![Performuesit kanë reflektuar për tema të përditshmërisë, me fokus në prishjen e marrëdhënieve, jo vetëm mes njerëzve, por edhe të njerëzve me natyrën.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5477-08dc76a5a29d_w1024_q10_s.jpg)
3
Performuesit kanë reflektuar për tema të përditshmërisë, me fokus në prishjen e marrëdhënieve, jo vetëm mes njerëzve, por edhe të njerëzve me natyrën.
![ Milena Cvetanovska, aktore e shndërruar si statujë lulëkuqe i ka thënë Radio Evropa e Lirë se me performancën e saj dëshiron të sensibilizojë opinionin për lidhjet e njeriut me natyrën. “Ja kjo lule që jam unë dikur ka pasur lidhje me natyrën, tani është shkëputur kjo lidhje". ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0b13-08dc766327df_w1024_q10_s.jpg)
4
Milena Cvetanovska, aktore e shndërruar si statujë lulëkuqe i ka thënë Radio Evropa e Lirë se me performancën e saj dëshiron të sensibilizojë opinionin për lidhjet e njeriut me natyrën.
“Ja kjo lule që jam unë dikur ka pasur lidhje me natyrën, tani është shkëputur kjo lidhje".
“Ja kjo lule që jam unë dikur ka pasur lidhje me natyrën, tani është shkëputur kjo lidhje".