"Ma gjeni vrasësin e vëllait"
Nura Begoviq gjeti disa eshtra të vëllait të saj, Adilit. Parakrahu dhe dora mbetën në rrobat, me të cilat ai u vra gjatë largimit nga Srebrenica më 1995. Rrobat e tij, që u gjetën në një varr masiv, Nura ia dhuroi Qendrës Memoriale në Potoçari. Ato janë përkujtim për të gjithë, thotë Nura, për të keqen që goditi më shumë se tetë mijë burra dhe djem. Nura kërkon të dijë me emër se kush e vrau Adilin dhe 18 anëtarë të tjerë të familjes. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
- 
![Kosovo - A board reading "Independence" is seen behind a road sign the entrance of Pristina on February 15, 2008.]() 31 tetor 2025 31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
- 
![Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?]() 29 tetor 2025 29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
- 
![Kosovo: Albin Kurti.]() 26 tetor 2025 26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
