Ndërlidhjet

Kultura të ndryshme festojnë solsticin veror

Mijëra njerëz festuan solsticin veror, ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore. Solstici veror është një ngjarje e rëndësishme në shumë kultura të popujve të hemisferës veriore, sepse shënon fillimin e verës, ditën më të gjatë të vitit dhe natën më të shkurtër, si dhe jetën e re. Astronomikisht, është ngjarja kur Dielli arrin pikën e tij më të lartë në qiell në raport me Tokën. Në hemisferën veriore, solstici veror zakonisht bie mes 20 dhe 22 qershorit, ndërsa në hemisferën jugore është mes 20 dhe 23 dhjetorit.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


XS
SM
MD
LG