Ndërlidhjet

Singapori pastron plazhet e ndotura nga nafta

Plazhet në ishullin Sentosa të Singaporit u mbyllën të shtunën e 15 qershorit pasi një incidenti që shkaktoi derdhjen e naftës, e cila u shpërnda nga një terminal transporti aty pranë, në pikën e nxehtë turistike.

Një këshilltar nga Sentosa tha se ujërat e plazheve Tanjong, Palawan dhe Siloso do të mbyllen për t’u larë dhe not ndërkohë nuk do të lejohen edhe aktivitetet detare.

Derdhja e naftës ishte përhapur nga terminali Pasir Panjang, më pak se 10 kilometra nga ishulli i njohur për turistët dhe vendasit, pasi një anije dragë (gërmuese) me flamur holandez goditi një anije bunker të palëvizshme me flamur të Singaporit pasditen e së premtes më 14 qershor.

Autoriteti i porteve të Singaporit tha në një deklaratë se një pjesë e naftës nga rezervuari i dëmtuar i ngarkesave në anijen bunker ishte derdhur në ujë dhe "depozita e ngarkesave të prekura ishte izoluar kurse derdhja e mëtejme ishte ndalur".

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG