Gjuha simbolike u ndihmon pakistanezëve t'i dallojnë partitë
Në Pakistan, ku afërsisht 40 për qind e 240 milionë njerëzve janë analfabetë, simbolet elektorale luajnë një rol vendimtar për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve me të drejtë vote në procesin demokratik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një punëtor pakistanez në Karaçi krijon një poster zgjedhor me një karrige si simbol për partinë Allah-o Akbar Tehrik (AAT).

6
Shitësit në Peshavar shesin flamuj të Partisë Kombëtare Awami (ANP), simboli i së cilës është një fanar.

7
Punëtorët në Karaçi duke punuar kapela për Partinë Kombëtare të Baluçistanit (Mengal), me imazhet e liderëve të partisë dhe simbolin e tyre - sëpatën.

8
Disa nga simbolet kanë shkaktuar polemika, sikurse këta mbështetës të partisë së ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) që mbajnë simbolin elektoral të partisë që është një shkop kriketi. Ata ishin mbledhur pas një seance dëgjimore jashtë Gjykatës së Lartë të Peshavarit në Peshawar më 10 janar.