Si u prit Viti i Ri nëpër botë
Si rëndom, fishekzjarrët, tubimet publike, koncertet dhe fytyrat e gëzuara, nuk kanë munguar as fotografitë e këtij Viti të Ri. Nëse në Rusi, banorëve në zona të thella u janë ngrirë edhe qerpikët nga i ftohti, në Brazil, banorët e kanë pritur vitin 2025 në plazh me nga një pije në dorë. Koncerti i Nju Jorkut në sheshin Times vazhdon të jetë ndër më të popullarizuarit në botë, ndërsa fishekzjarrët e organizuar në Londër janë ndër më të bukurit në Evropë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)

5
Këtu e shohim Londrën, të magjishme për festën e Vitit të Ri.

6
Qindra mijëra njerëz të mbledhur edhe në sheshin e Parisit. Ata i kanë sytë te pamja në fotografinë pasuese...

7
... në pritje të shpërthimit të fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit.

8
Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”.