Si duket Gaza pas 15 muajsh luftë?
- Reuters
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një tjetër pamje e shkatërrimit të ndërtesave nga bombardimet izraelite në Rafah... Rindërtimi në Rripin e Gazës – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite.

10
Palestinezët e zhvendosur duke ecur nëpër rrugët e Xhabalias së shkatërruar nga luftimet 15- mujore.

11
Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.

12
Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre.