"Shtrigat e Buçës" mbrojnë qiellin mbi Ukrainë
- Reuters
Njësia e grave e mbrojtjes ajrore kundër dronëve e njohur si "Shtrigat e Buçës", nga formacioni vullnetar ushtarak i komunitetit territorial Buça, stërvitet pranë qytetit me të njëjtin emër në rajonin e Kievit, Ukrainë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një anëtare e njësisë së mbrojtjes ajrore kundër dronëve "Shtrigat e Buçës" nga formacioni ushtarak vullnetar i komunitetit territorial Buça, mbush armën me municion.

10
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kanë rrëzuar 53 nga 56 dronët rusë, natën mes 15 dhe 16 shtatorit, duke shtuar se “shënjestër kryesore” e tyre ishte kryeqyteti Kiev. Radio Evropa e Lirë, megjithatë, nuk mund t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë për zhvillimet në fushëbetejë.

11
Rusia ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe lloje të ndryshme raketash gjatë kohës më të madhe të pushtimit, që ka nisur qysh në shkurt të vitit 2022.