Rrëfimi i shqiptarit të Ukrainës
Aleksander Lekhov është shqiptar i lindur dhe i rritur në Ukrainë. Ai jeton në fshatin Karakurt, të banuar me shqiptarë. Ky fshat gjendet në jug të Ukrainës, në afërsi të Moldavisë. Lekhov thotë se aktualisht nuk ka frikë dhe as probleme, pas rritjes së tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë. Ndërkaq, teksa flet për shqiptarët që jetojnë në Ukrainë, ai thotë se fshati ku ai jeton është i banuar nga shqiptarët që 209 vjet. Sipas tij, banorët flasin shqipen e vjetër. “Më dhemb edhe zemra e ndonjëherë dua edhe të qaj me lot kur shikoj që djemtë tanë humbin gjuhën, nuk e dinë gjuhën, kjo është katastrofale për ne”.