Ndërlidhjet

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë kampionatin Euro U21


Tifozët e Shqipërisë mbajnë një pano ku shkruan "Kosova është Shqipëri", gjatë një ndeshjeje mes Shqipërisë dhe Kroacisë të zhvilluar në Hamburg më 2024.
Tifozët e Shqipërisë mbajnë një pano ku shkruan "Kosova është Shqipëri", gjatë një ndeshjeje mes Shqipërisë dhe Kroacisë të zhvilluar në Hamburg më 2024.

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi në muajin maj të vitit të kaluar se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë.

Ndërkaq, grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si "Tifozat Kuq e Zi", kishte kërcënuar se do ta ndërpresë mbështetjen për kombëtaren, për shkak të këtij organizimi.

Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia, janë përballur me sanksione nga organi qeverisës i futbollit evropian për shkak të incidenteve mes tifozëve.

Më 2014 në Beograd ndodhi një incident gjatë ndeshjes mes dy ekipeve, kur një dron me flamurin e "Shqipërisë së Madhe" hyri në stadium, gjë që nxiti një përleshje mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë dhe ndaj tifozëve.

Pavarësisht këtyre incidenteve, federatat e Shqipërisë dhe Serbisë u bënë bashkë vitin e kaluar dhe planifikuan organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit.

Për këtë kampionat kërkohen tetë stadiume, ku do të luhen 31 ndeshje.

UEFA tha se ndeshja hapëse e kampionatit do të mbahet në Serbi, ndërkaq ndeshja finale në Shqipëri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG