Xhezair Zaganjori, kandidati i mazhorancës për president, ka hequr dorë nga gara për presidentin e Shqipërisë.
Mediat shqiptare thonë se tërheqja e Zaganjorit bëhet për t’i hapur rrugë negociatave mes Partisë Demokratike në pushtet dhe asaj Socialiste në opozitë.
Tërheqja nga gara e Zaganjorit vjen pas djegies së raundit të tretë të votimit në Kuvendin shqiptar.
“Nuk pranoj që të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme, si reforma zgjedhore, zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, çështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat e me radhë”, ka thënë Zaganjori.
Ai është shprehur se vendimin nuk e ka komunikuar me asnjeri para se ta bënte publik në media, pasi ai nuk ishte një kandidat zyrtar.
Tiranë: Çmimi i mungesës së konsensusit politik
Analistët e Shqipërisë janë të sigurt se as raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit nuk do të prodhojë zgjidhje, për shkak se palët janë ende të ndara në qëndrime.
Analisti Blendi Fevziu thotë se qeveria e ka bërë lëvizjen e saj të domosdoshme për procesin, duke propozuar një kandidaturë jo politike, siç është Xhezair Zaganjori.
Problemi, sipas tij, vjen për shkak të mungesës së një propozimi prej opozitës.
“Maxhoranca ka nxjerrë një kandidat pas konsultimeve të saj, një kandidat që i afrohet më shumë se çdo kush tjetër, profilit të një kandidati konsensual, që do të thotë nuk është një figurë politike, është jurist dhe diplomat”.
“Opozita deri tani ka deklaruar se nuk do të propozojë kandidat dhe kjo krijon një lloj ngërçi. Në gjykimin tim, opozita duhet të dilte me kundër kandidat, të cilit të kishin një CV më të përgatitur se ajo e zotit Zaganjori, dhe në këtë rast, mazhoranca do të ishte e detyruar të jepte një lloj konsensusi, sepse e ka kërkuar vetë një gjë të tillë”, thotë Fevziu.
Por, analisti Afrim Krasniqi mendon se më shumë se emri, rëndësi ka procesi. Sipas tij, palët për këtë duhet të dialogojnë.
Ky dialog duhet të përfshijë atë që Krasniqi e quan “paketa e veprimit presidencial”, që e ruan kryetarin e ri të shtetit nga sulmet politike pas zgjedhjes.
“Tradicionalisht ne kemi pasur konsensus midis palëve, por ditën që ne kemi pasur president palët politike kanë ndryshuar qëndrim, dhe deri diku janë kthyer kundër zgjedhjes konsensuale që ata kanë bërë”.
“Në këtë rast, palët politike duhet të mësojnë nga gabimet e së shkuarës dhe të kenë një konsensus përtej emrit. çështja e emrit është cështje që mund të vendoset mids palëve dhe të jetë pjesë e një pakete propozimesh që mund të bëhen nga palët, që e tejkalon dhe emrin e presidentit”, shprehet Krasniqi.
Analisti Fevziu këmbengul në idenë se procesi mbi të gjitha kërkon garë në Parlament.
Mungesa e gatishmërisë së opozitës për t’u përfshirë me një kandidat, mund ta çojë mazhorancës në një zgjidhje jo konsensuale në raundin e katërt. Në këtë raund, presidenti mund të zgjidhet dhe me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
“Nëse do të mbetemi në pozitat që, opozita nuk propozon dhe mazhoranca nuk e ndërron kandidatin, do të kemi një president me 71 vota e lart, ose 74 vota, sa ka koalicioni”.
Partia Socialiste nuk është vetëm nën presionin e mazhorancës për të propozuar një kandidat për garën presidenciale.
Ish kryetari i kësaj partie, Fatos Nano, që ka shpallur më herët ambicien, presidenciale, po kërkon që PS të bëjë hapin e duhur duke e kandiduar.
Analisti Krasniqi mendon se nëse PS-ja do të përzgjidhte një kandidaturë, mund të ofronte figura më përfaqësuese se ish kryeministri Fatos Nano.
“Nuk mendoj që palët kryesore politike kanë interest ë merren me kandidaturën e Nanos dhe nuk mendoj që është interesi i vendit dhe interesi publik i shqipërisë që të rikthet te një kandidaturë e cila është e lidhur me përgjegjësitë e shumë prej ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë tranzicionit. Këshu që praktikisht, Shqipëria duhet të shohë përpara”, thekson Krasniqi.
Nëse do të përfshihej, analisti Fevziu e sheh me jo pak shanse Fatos Nanon në garën për president. Por sipas tij, pyetja nëse futja në garë e tij do të rikthente ose jo kandidaturën politike nga ana e mazhorancës, kërkon përgjigje.
“Në qoftëse zoti Nano do të hynte si kandidat, atëherë do të kishim një votim që do të fillonte nga një barazi thuajse e konfirmuar në kuptimin që disa vota të mazhorancës, mund të llogariten si mbështetje publike për zotin Nano, dhe duke ditur që votimi është i fshehtë, do të ishte shumë vështirë të thuhej kush do të ishte fituesi”.
“Por, në këtë rast mbetemi në pikëpyetjen e madhe: në qoftë se opozita do të vendosë të mbështesë zotin Nano, kjo mazhorancë do të vazhdojë të mbështesë zotin Zaganjori apo do t’i rikthehet një figure politike?”, thotë Fevziu.
Për Krasniqin, presioni ndërkombër ka rrëzuar çdo shans për kandidaturë politike. Fakt për këtë është kandidati i mazhorancës Zaganjori, produkt siç thotë edhe presioni që LSI ka ushtruar mbi PD-në, për kandidature jopolitike.
“Gjithashtu, dhe nëse opozita përfshihet në proces, do të jetë e detyruar të përjashtojë çdo emër politik, edhe për shkak të problemeve që ka brenda saj me kandidaturën e shpallur nga ish kryetari i Partisë Socialiste”, shprehet Krasniqi.
Sido që zgjidhet presidenti i ardhshëm i vendit, me konsensus ose jo, një gjë duket e sigurt për analistët: se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.
Sipas analistit Fevziu, kjo është panorama e ngjashme me çdo palë zgjedhje presidenciale në Shqipëri.
“Nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme, kriza e presidentit është një krizë ciklike, që përsëritet çdo pesë vjet në Shqipëri, por është e vetmja krizë gjithmonë e zgjidhshme”, thotë Fevizu.