Ndërlidhjet

Shqipëria ratifikon protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO


Presindenti i Shqiperise, Ilir Meta. Fotografi nga arkivi.
Presindenti i Shqiperise, Ilir Meta. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekretoi dy ligje të dielën përmes të cilave ratifkoi vendimet e Kuvendit të Shqipërisë që aprovoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria,” tha Meta në deklaratë për media.

“Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.”

Shqipëria është ndër vendet e para anëtare të NATO-së që miratuan plotësisht anëtarësimin e dy shteteve evropiane në aleancën veriatlantike të mbrojtjes. Finlanda dhe Suedi, vende që me dekada mbajtën status neutraliteti ushtarak, aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO pasi që invazionit rus i Ukrainës shtoi shqetësimet e sigurisë në këto dy shtete evropiane.

Në përputhje me procedurat e anëtarësimit të anëtarëve të ri në NATO, 114 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan të enjten me vendim unanim që të aprovojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kanadaja ishte vendi i parë që kompletoi një procedurë të tillë, ndërkohë që tashmë një ratifikim të tillë e ka bërë të premten dhe parlamenti gjerman.

Protokollet i pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve dhe kjo procedurë formale pritet të zgjasë rreth një vit.

Deri më tani, vetëm Turqia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, por këto kundërshtime janë bërë temë diskutimi bilateral duke i hapur rrugë një sërë kompromisesh mes Turqisë dhe dy shteteve që duan t’i bashkohen NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG