Ndërlidhjet

Shpërthime të fuqishme në Kiev


Pamje nga Kievi, Ukrainë.
Pamje nga Kievi, Ukrainë.

Për herë të parë në disa javë, shpërthime tronditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas.

"Disa shpërthime në lagjet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit," postoi kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko në Telegram më 5 qershor, duke shtuar se punonjësit e shpëtimit ishin në vendngjarje.

Klitschko tha se një person ishte plagosur, por nuk ishte raportuar për viktima.

Shkaku i shpërthimeve nuk është specifikuar.

Megjithëse sirenat e sulmit ajror dëgjohen rregullisht në qytet, nuk ka pasur sulme atje në javët e fundit, që kur Rusia tërhoqi forcat e saj nga zona për të përqendruar përpjekjet e saj ushtarake në rajonin lindor të Donbasit dhe Ukrainën juglindore.

Ndërkohë, luftimet intensive vazhduan në qytetin lindor të Severodonjeck, në rajonin e Luhansk.

Forcat ukrainase më 4 qershor raportuan se kishin rimarrë disa pjesë të qytetit që ishin kontrolluar nga Rusia.

Në rajonin fqinj Donetsk, luftimet e ashpra vazhduan gjithashtu me disa raketa që goditën qytetin Donjeck në fund të 4 qershorit.

Në rajonin jugor të Ukrainës Odesa, një raketë goditi një njësi magazinimi bujqësor, duke plagosur dy persona në mëngjesin e 4 qershorit, shkroi zëdhënësi i administratës rajonale në Telegram.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG