Ndërlidhjet

Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëvra pas dhunës së ushtruar nga babai


Vetura policore në Tiranë të Shqipërisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Vetura policore në Tiranë të Shqipërisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një vajzë nëntë vjeçe në qytetin e Shkodrës dyshohet se u vetëvra. Po ashtu, dyshohet se janë vetëmbytur edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të moshës tetë dhe tre vjeç.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare u gjet mbrëmjen e së shtunës në lumin Buna.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimin në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Më 2 maj, nëna me tre fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia dhe një ditë më pas bashkëshorti i saj kishte denoncuar për zhdukjen e tyre në policinë shqiptare.

“Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje”, tha policia në Shkodër përmes një njoftimi për media.

Policia shqiptare ka arrestuar 31-vjeçarin nën dyshime për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre dhe për shkak të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçe, që dyshohet se u nxit si pasojë e dhunës.

I arrestuari ka të kaluar kriminale, pasi më herët ishte dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Policia në qytetin e Shkodrës tha se po vazhdon punën për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë si dhe për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG