Vendvotime të pazakonta në zgjedhjet paraprake amerikane
Derisa vëmendja përqendrohet kryesisht te rezultati zgjedhor dhe mënyra si u votua në zgjedhjet paraprake për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë fotogaleri ju sjellim disa prej vendvotimeve të pazakonta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një punonjëse e zgjedhjeve duke rregulluar një tabelë në vendin e votimit në Departamentin Vullnetar të Zjarrfikësve të Kolstonit, në ditën e zgjedhjeve paraprake të republikanëve në Bamberg, Karolinë e Jugut, më 24 shkurt 2024.

2
Një person voton në një vendvotim të ngritur brenda një floktari gjatë zgjedhjeve paraprake të Super së Martës në San Francisko, Kaliforni, SHBA, 5 mars 2024.

3
Votuesit dalin në një vendvotim në autosallonin Windy City Motors në zgjedhjet paraprake në Çikago, Illinois, SHBA, më 19 mars 2024.

4
Një vendvotim në lavanderinë Su Nueva Lavanderia, në lagjen West Lawn të Çikagos, SHBA, më 19 mars 2024.