Ndërlidhjet

Kellogg: Rreziku po rritet ndjeshëm pas sulmeve të Ukrainës ndaj bombarduesve rusë


I dërguari amerikan për Ukrainën, Keith Kellog, gjatë një takimi në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.
I dërguari amerikan për Ukrainën, Keith Kellog, gjatë një takimi në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase përdorën dronë për të sulmuar bombarduesit bërthamorë rusë në disa baza ajrore thellë brenda Rusisë.

Ukraina tha se ka sulmuar bazat ajrore në Siberi dhe në pjesë të tjera në veri të Rusisë gjatë fundjavës, duke shënjestruar caqe deri në 4.300 kilometra larg nga vijat e frontit.

“Po ju them, nivelet e rrezikut po rriten ndjeshëm, pas asaj që ndodhi gjatë fundjavës”, tha i dërguari i Trumpit, Keith Kellogg, për Fox News.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë në kontekstin e sigurisë kombëtare: kur sulmoni një pjesë të sistemit të mbijetesës kombëtare të kundërshtarit, që është struktura bërthamore, i bie që rritet niveli i rrezikut, sepse nuk e dini se çfarë do të bëjë pala tjetër”, shtoi ai.

"Një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën": Çfarë tregoi sulmi me dronë i Ukrainës "Një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën": Çfarë tregoi sulmi me dronë i Ukrainës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:12 0:00

Rusia dhe SHBA-ja së bashku kanë rreth 88 për qind të të gjitha armëve bërthamore.

Kellogg tha se dëmi ndaj bombarduesve rusë gjatë fundjavës është më pak i rëndësishëm sesa ndikimi psikologjik ndaj Rusisë, duke shtuar se ai është i shqetësuar nga raportimet e pakonfirmuara se Ukraina ka sulmuar një bazë detare në veri të Rusisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti Trump nuk ishte njoftuar paraprakisht për sulmet me dronë të Ukrainës ndaj bombarduesve në Rusi.

Të hënën, Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedime, por nuk u bë ndonjë përparim drejt përfundimit të luftës, që Moska nisi mbi tre vjet më parë ndaj shtetit fqinj.

Sa i përket bisedimeve, Kellog tha se Ukraina kishte një qëndrim “shumë të arsyeshëm”, por Rusia kishte shkuar në bisedime “me një qëndrim shumë maksimalist”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG