Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të kryera nga Al-Kaida, që lanë të vdekur afër 3,000 persona. Ceremoni për shënimin e këtij përvjetori janë mbajtur në mbarë SHBA-në. Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për unitet kombëtar. Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord.
SHBA-ja kujton viktimat e 11 shtatorit

9
Një fotografi, disa flamuj dhe lule janë vendosur në Memorialin dhe Muzeun për 11 shtatorin në Nju Jork.

10
Një grua vendos lule në Memorialin e viktimave të 11 shtatorit. Nju Jork, 11 shtator 2021.

11
Një vizitor ecën pranë Monumentit të Uashingtonit teksa flamujt amerikanë janë ulur në gjysmështizë për të nderuar viktimat e 11 shtatorit. Uashington DC, 11 shtator, 2021.

12
Qendra Botërore Tregtare e fotografuar nga Nju Xhersi. Kjo fotografi është shkrepur në 08:46, pikërisht 20 vjet pasi avioni i parë goditi njërën nga kullat në Nju Jork.