Ndërlidhjet

Seuli: Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë


Ushtarë të Koresë së Veriut përgjatë një parade ushtarake. Fotografi nga arkivi.
Ushtarë të Koresë së Veriut përgjatë një parade ushtarake. Fotografi nga arkivi.

Më shumë se 1.000 koreanoveriorë janë vrarë apo plagosur në luftën e Rusisë në Ukrainë, ka thënë të hënën Koreja e Jugut, për dallim prej Kievit që shifrën e ka çuar në 3.000.

Pheniani i ka angazhuar mijëra trupa ushtarake si përforcim për ushtrinë ruse, përfshirë në rajonin kufitar Kursk, kur forcat ushtarake ukrainase kanë zaptuar territor më herët gjatë vitit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut, ka thënë përmes një deklarate se vlerëson që në luftime e kanë pësuar rreth 1.100 viktima, duke cituar “burime të ndryshme të informacionit dhe inteligjencës”.

Zelensky ka paralajmëruar ditë më parë që shifra e ushtarëve koreanoveriorë të vrarë është e lartë, dhe ka paralajmëruar kundër dërgimit të trupave shtesë.

Seuli ka thënë se ka informacione që Koreja e Veriut është duke “prodhuar dhe dhuruar dronë vetëshkatërrues” Rusisë, duke i ndihmuar edhe më tepër në luftën kundër Ukrainës.

Gjetjet e fundit janë në linjë me një raport të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Seulit, sipas së cilit, Rusia, në këmbim të gjithë ndihmës, mund t’i ofrojë Koresë së Veriut “modernizim të armëve konvencionale”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG