Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.
Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës përmes fotove

5
Një instruktor duke stërvitur vullnetarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale në një park në Kiev më 22 janar 2022.

6
Ushtarët rusë përgatiten që të hedhin një mortajë gjatë stërvitjeve më 21 janar në poligonin Kuzminsky.

7
Ndërtesa e Ambasadës amerikane në Kiev e fotografuar më 24 janar. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Britania njoftuan se do të tërheqin disa pjesëtarë të stafit të ambasadave dhe familjarët e tyre nga Kievi, pasi bisedimet e javës së kaluar midis Uashingtonit dhe Moskës dështuan që të shtensiononin situatën.

8
Banorët lokalë dhe kadetët e rajonit të Doneskut, që mbështeten nga Rusia, e që e quajnë veten Republika Popullore e Doneskut, morën pjesë në një ceremoni më 22 janar për të shënuar një sulm me granata që ndodhi shtatë vjet më parë.