Rusia i kërkoi të xhironte propagandë, ai bëri dokumentar kundër luftës
Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, mësimdhënësi Pavel Talankin ndihmoi në xhirimin e propagandës pro luftës në një shkollë fillore në qytezën Karabash. Por, zyrtarët e Ministrisë nuk ishin në dijeni se ai do t’i shndërronte videot e tij në një dokumentar për fushatën e Rusisë për “edukim patriotik” të nxënësve. Talankin foli për filmin “Zotëri Askushi kundër Putinit” me projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, pak pas premierës së tij në festivalin e filmit Sundance, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë