Ndërlidhjet

Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të SHBA-së, për të na mashtruar


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Fotografi nga arkivi.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Fotografi nga arkivi.

Dokumentet jashtëzakonisht të ndjeshme që kanë rrjedhur në internet mund të jenë një lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të “mashtruar” Rusinë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus.

“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Pasi që SHBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.

Dokumentet që kanë rrjedhur në publik – gjë që ka nxitur nisjen e hetimeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë – përfshijnë informacione të klasifikuara lidhur me luftën e Ukrainës kundër forcave ruse, por edhe vlerësime sekrete të SHBA-së për aleatët e saj.

Në një prej dokumenteve që është analizuar nga AFP, theksohen shqetësimet e SHBA-së lidhur me kapacitetin e Ukrainës për të vazhduar mbrojtjen ndaj sulmeve ruse, përderisa Washington Post ka raportuar se në dokumente tjera janë shprehur dyshime lidhur me suksesin e ofensivës së re që forcat e Kievit pritet të nisin.

Gazeta Guardian ka raportuar se në një dokument thuhet se zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se në një pikë në Ukrainë kanë qenë aktivë 97 forca speciale nga shtetet e NATO-s, përfshirë 50 trupa britanike.

Reuters ka raportuar se Serbia – shteti i vetëm në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës – nuk ka pranuar të trajnojë trupat ukrainase, por është zotuar se do t’i ofrojë ose veçse i ka dërguar armë Ukrainës.

Dhjetëra dokumente – disa prej të cilave thonë se SHBA-ja ka spiunuar aleatët e partnerët, përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Ukrainën – janë shpërndarë në Twitter, Telegram, Discord dhe në faqe të tjera ditët e fundit, edhe pse disa prej dokumenteve të tjera kanë qarkulluar online për një kohë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG