Ndërlidhjet

Rusia kushtëzon marrëveshjen për drithërat me heqjen e sanksioneve


Një anije duke bartur drithëra. Fotografi nga arkivi.
Një anije duke bartur drithëra. Fotografi nga arkivi.

Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet marrëveshja për drithërat në Detin e Zi, nëse nuk hiqen sanksionet që prekin eksportet e saj të agrikulturës si dhe të zgjidhen çështje të tjera.

Nisma për drithërat në Detin e Zi, e nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina korrikun e kaluar, krijoi një korridor të sigurt përmes së cilit u mundësua eksporti i drithërave nga portet ukrainase, që ishin të bllokuara për shkak të luftës.

Marrëveshja, që u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, u zgjat edhe për 120 ditë në nëntorin e kaluar dhe pritet që muajin e ardhshëm sërish të diskutohet për një zgjatje tjetër. Por, Rusia ka sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes dhe ka kërkuar që sanksionet, që prekin eksportet e agrikulturës, të hiqen.

“Qëndrimi ynë për vazhdimin e mëtejmë të Nismës për Detin e Zi vazhdon të jetë i njëjtë”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin.

“Pa rezultate të prekshme në zbatimin e memorandumit Rusi-OKB, mbi të gjitha heqja e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj eksporteve të agrikulturës ruse.... zgjatja e dokumentit ukrainas është e papranueshme”, theksoi ai.

Eksportet e agrikulturës nuk janë cak vetëm i sanksioneve perëndimore, por Moska tha se bllokadat në pagesa, logjistikë dhe fusha të tjera “janë barriera”, që i pamundësojnë asaj të eksportojë drithëra dhe plehrave artificiale.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe që atëherë është përballur me sanksione nga shtetet perëndimore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG