Ndërlidhjet

Rusia me masa të reja ndaj një grupi që mbulon luftën në Ukrainë


Një flamur rus shihet duke valëvitur afër ndërtesës së Kremlinit në Moskë. Fotografi ilustruese.
Një flamur rus shihet duke valëvitur afër ndërtesës së Kremlinit në Moskë. Fotografi ilustruese.

Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në rrjetet sociale të grupit që mbikëqyrë punën e policisë, OVD-Info, pasi ky grup ka mbuluar edhe luftën e Moskës kundër Ukrainës.

OVD-Info tha se llogaria në VK, që është rrjeti më i madh social në Rusi, i është bllokuar me urdhër të prokurorëve.

OVD-Info, që është një organizatë joqeveritare dhe mbledh të dhënat për arrestimet dhe ndalimet në mbarë vendin, tha se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka deklaruar se raportimet e grupit lidhur me numrin e viktimave të civilëve ukrainas dhe trupave ruse, janë “të rreme”.

Ueb-faqja kryesore e organizatës u bllokua në dhjetor, pasi një gjykatë ruse akuzoi grupin OVD-Info për promovim të terrorizmit dhe ekstremizmit.

Më pas gjykata e apelit hodhi poshtë vendimin, por ueb-faqja e grupit mbeti e bllokuar dhe OVD-Info u detyrua të krijonte një ueb-faqe të re.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, autoritetet ruse kanë shtypur mediat e pavarura dhe grupet e shoqërisë civile që kanë mbuluar luftën në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG