Protestuesit paqësorë rusë arrestohen në protestat kundër luftës
Në disa qytete ruse janë duke u mbajtur protesta për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në këto protesta, deri më tani, janë arrestuar mbi 650 persona.
OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, tha se deri në orën 17:00 sipas kohës lokale të Moskës, policia ka arrestuar 658 persona gjatë protestave në 35 qytete ruse. Të paktën, 289 prej tyre janë arrestuar në Moskë, tha kjo organizatë e pavarur.
AFP ka raportuar se kushdo që nuk ka dëshmi që është punonjës i mediave po arrestohet. Kjo agjenci tha se një grua e re u arrestua pasi bërtiti “paqe për botën”.
Në Shën Petersburg, po ashtu është raportuar për arrestime.
Protestohet sërish kundër luftës
1/6Një objekt i punuar nga artisti Jacques Tilly, që ngjan në presidentin rus, Vladimir Putin, shihet në protestat në Berlin. Afër tij shihet një mbishkrim me ngjyra të Ukrainës kinse po e ha Putini. Në të thuhet: Mbytu në të!
Dhjetëra mijëra persona pritet të mblidhen të dielën nëpër qytete të Evropës për të protestuar kundër luftës në Ukrainë. Organizime të vogla janë duke u zhvilluar edhe në Rusi, pavarësisht shtypjes së këtyre protestave nga autoritetet. Shumë pjesëmarrës kanë mbajtur në duart mbishkrimet “Stop luftës” dhe “Paqe dhe solidaritet me popullin e Ukrainës”. Protesta planifikohet të ketë në Varshavë, Londër, Madrid, Frankfurt, Hamburg dhe Shtutgart.
2/6Protesta në Berlin me thirrjet "Stop luftës".
Dhjetëra mijëra persona pritet të mblidhen të dielën nëpër qytete të Evropës për të protestuar kundër luftës në Ukrainë. Organizime të vogla janë duke u zhvilluar edhe në Rusi, pavarësisht shtypjes së këtyre protestave nga autoritetet. Shumë pjesëmarrës kanë mbajtur në duart mbishkrimet “Stop luftës” dhe “Paqe dhe solidaritet me popullin e Ukrainës”. Protesta planifikohet të ketë në Varshavë, Londër, Madrid, Frankfurt, Hamburg dhe Shtutgart.
3/6Pamje tjera nga protestat në Berlin.

4/6Protesta janë mbajtur edhe në Belgjikë.

5/6Një grua shihet duke qarë gjatë protestave që janë mbajtur të dielën në Bruksel.
Dhjetëra mijëra persona pritet të mblidhen të dielën nëpër qytete të Evropës për të protestuar kundër luftës në Ukrainë. Organizime të vogla janë duke u zhvilluar edhe në Rusi, pavarësisht shtypjes së këtyre protestave nga autoritetet. Shumë pjesëmarrës kanë mbajtur në duart mbishkrimet “Stop luftës” dhe “Paqe dhe solidaritet me popullin e Ukrainës”. Protesta planifikohet të ketë në Varshavë, Londër, Madrid, Frankfurt, Hamburg dhe Shtutgart.
6/6Pamje tjera nga Brukseli.

Previous slide
Next slide
Javën e kaluar, policia arrestoi mbi 5,000 protestues në mbarë Rusinë.
Protestuesit në Rusi rrezikojnë të gjobiten ose të dënohen në burg për shkak të shprehjes së pakënaqësive të tyre në rrugë.
Që prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 mars, mbi 14,200 persona janë arrestuar pasi kanë marrë pjesë në protestat kundër luftës.
Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeniblogun tonë.