Në qendrën e trajnimit të pilotëve të avionëve F-16 në Rumani
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën. (Përgatiti: Valona Tela)

5
Pilotë të Forcave Ajrore të Rumanisë brenda një dhome të trajnimit. Shtatë pilotë filluan stërvitjen e tyre në qendër më 13 nëntor.
Ollongren tha se aleatët evropianë duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. “Ne duhet t’i shtojmë përpjekjet tona, duhet ta vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme”, tha ajo.

6
Një pilot i Forcave Ajrore të Rumanisë duke pozuar për mediat.
Ollongren mirëpriti një propozim të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për të krijuar një fond me deri në 5 miliardë euro në vit - gjatë katër vjetëve të ardhshëm - për të forcuar Ukrainën.

7
Mbi 4.600 avionë janë krijuar që nga miratimi i prodhimit në vitin 1976. Ukraina ka kërkuar vazhdimisht avionë luftarakë F-16, të prodhuar nga SHBA-ja, për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

8
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Rumanisë fluturon mbi bazën ajrore.
Rumania - anëtare e NATO-s nga viti 2004 - ka rritur shpenzimet e saj në mbrojtje, ndërsa NATO-ja ka forcuar praninë në krahun lindor të Evropës, duke dërguar grupe shtesë luftarake në Rumani, Hungari, Bullgari dhe Sllovaki.