Ndërlidhjet

Tridhjetë vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës 


Sarajeva një ditë pas nisjes së rrethimit. 6 prill 1992.
Sarajeva një ditë pas nisjes së rrethimit. 6 prill 1992.

Të martën e 5 prillit bëhen 30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës nga forcat e ushtrisë serbe.

Në këtë ditë, më 1992, pësuan edhe viktimat e para nga snajperistët serbë.

Suada Dillberoviq dhe Ollga Suçiq u vranë në një urë të qytetit, që sot mban emrin e tyre.

Rrethimi i Sarajevës ishte një nga rrethimet më të gjata në historinë e luftës moderne dhe më i gjati i një kryeqyteti që ka ndodhur ndonjëherë.

Rrethimi ka zgjatur deri më 29 shkurt, 1996 - saktësisht 1,460 ditë.

Gjatë rrethimit, Sarajeva ishte pothuajse plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, me mungesa ushqimesh, energjisë elektrike, gazit, ilaçesh dhe ujit.

Gjatë asaj periudhe, në qytet kanë rënë qindra mijëra granata, duke vrarë më shumë se 11,500 njerëz - në mesin e tyre rreth 1,600 fëmijë.

Udhëheqësi i atëhershëm i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, ka dhënë urdhër që të qëllohej në të gjitha objektivat civile joserbe në Sarajevë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e ka dënuar më pas atë me burgim të përjetshëm, për akuza që përfshinin edhe terrorizimin e civilëve në Sarajevë.

Mlladiqit i konfirmohet dënimi
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:37 0:00

Për akuza të ngjashme është dënuar njësoj edhe ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Për rrethimin e Sarajevës, Gjykata e Hagës ka dënuar tre komandantë serbë: Stanisllav Galliqin, Dragomir Millosheviqin dhe Momçillo Perishiqin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG