Kalimi i kufirit pa dokumente shtesë
Më 1 shtator, qytetarë të Kosovës dhe ata të Serbisë, nisën kalimin e kufirit midis dy shteteve me kartat e identifikimit të shteteve të tyre përkatëse. Pas 11 vjetësh, Serbia nga 1 shtatori nuk do t’i pajisë në kufi shtetasit e Kosovës me dokumentin për hyrje/dalje, që zhvlerësonte dokumentet e Kosovës. As Kosova nuk do të lëshojë një dokument të tillë. Palët arritën këtë marrëveshje më 27 gusht, pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

5
Makinat duke kaluar në anën e Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

6
Serbia për 11 vjet kishte lëshuar dokumente për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës. Kosova, në anën tjetër, lëshoi dokumente të tilla për shtetasit serb për disa orë gjatë 1 gushtit. Vendimi për dokumentet dhe ai për targat, rritën tensionet mes dy shteteve, por me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, palët arritën marrëveshje më 27 gusht për heqjen e dokumenteve për hyrje/dalje.

7
Me të hyrë në territorin e Serbisë, qytetarët nga Kosova do ta shohin njoftimin, ku thuhet se marrëveshja për dokumente nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.