Ndërlidhjet

Kosovë: 16 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19


Një autoambulancë bartë një paciente në Klinikën Infektive në Prishtinë më 26 gusht 2021.
Një autoambulancë bartë një paciente në Klinikën Infektive në Prishtinë më 26 gusht 2021.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar edhe për 16 vdekje të reja që janë shkaktuar nga pasojat e sëmundjes COVID-19.

Katër viktima janë regjistruar në Pejë, 2 në Prishtinë dhe nga një në Deçan, Podujevë, Prizren, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Kamenicë, Klinë, Gjakovë, Suharekë dhe Rahovec.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 12.564 mostra të testuara. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve mbi 16 për qind kanë dalë pozitivë.

Sipas njoftimit, grupmosha me më së shumti raste të reja është ajo 30-39 vjeç me 436 raste, pasuar nga 20-29 vjeç me 411 raste.

Mjekët kanë konstatuar se 1.614 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.

Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtrirë në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.

Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 780,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260,000 qytetarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG